Sote jemi Enjte, Prill 6.  


 

 

 

 

 
Deputei Jemin Gjana para votimeve te 3 korrikut ne shishtavec tek pika e kalimit Kufitar. Aktualisht deputei i zones Kukesit Jemina Gjana eshte Ministri i buqesis se shqipersi.  Nje shkrim i para 3 korikut per Shishtavecin nga Rezhep Shahu, aktualisht Zedhenes i Ministris se Buqesise
 
Emrin e Shishtavecit nuk ka shqiptar qė nuk e di. Nuk ka qeveritar qė nuk e di. Nuk ka njeri qė nuk e di se kjo zonė ėshtė myzeqeja e patateve pėr Shqipėrinė.  Dikur ka qenė Kooperativė bujqėsore qė ka mbajtė emrin e Hysni Kapos. Dikur nuk ka patur zyrtar tė lartė tė shtteit qė nuk ka shkuar aty pėr tė zgjeruar mushkėritė e pėr tė shtuar jetėn. Natyra, asaj zone i ka falė bujarisht mrekullinė. Nuk gjenden kund nė Shqipėri pista natyrore skish si nė Shishtavec. Nuk gjendet kund nė Shqipėri pistė natyrore hipizmi e kushteve e standarteve tė kėrkuara si nė Shishtavec. Nuk gjenden kund njerėz mė punėtorė, tė edukuar e kulturuar. Nuk gjenden resurse turistike si nė kėtė zonė tė begatė..............

 
Nė kohėn e Austrisė, rrėfen njė mėsues i vjetėr qė shėnon gjithēka pėr fshatin dhe ėshtė si muze qė lėviz gjithandej, qė emrin nuk ia shėnova dot sepse rėfenjat e tij mė hutuan, kur ende nuk ishte vendosė kufiri me Jugosllavinė, kryeplaku i atėhershėm i Shishtavecit, Qamil Beqa, para shumė ushtarėve e komandantėve serbė qė lėviznin lirisht nė kėto anė, nė njė tubim u kishte thėnė sėrbėve “Piramidėn e kufirit e duam qoftė edhe nė oborr tė shtėpive tona, por kurrė me ju sėrbėt nuk mund tė jemi e tė jetojmė me ju”…
Lavdia e dikurshme pak gjurmė ka. Nėse dikur vlonte jeta e gjallė aty, sot pamjet janė tė trishtueshme. Dikur gumėzhinte shtėpia e kulturės, kinemaja, rrugėt e fshatit nga rinia. Sot heshtje qė vret. Aty mėson se fshati ka rreth 1000 banorė aktualisht. Por mėson se 750 banorė janė shpėrngulė nga ky fshat vitet e demokracisė. Por sidomos pas 1997 fshatin e lėshuan shumė njerėz, mbi 500 frymė. Rreth 150 djem tė kėtij fshati janė emigrantė nė shtete tė ndryshme tė botės. Por janė shumė tė lidhur me familjet e vendin e tyre kurbetlinjtė e Shishtavecit. Fshati pėrveēse i pashpresė, i papastėr, me grumbuj plehu praėn dyerve tė shtėpive e pėrgjatė rrugės kryesore, ngjan i mplakur. Se rinia ka marrė udhėt e botės. Se kėtu njerzve ua ka vrarė shpresėn qeveria me mashtrimet qė u ka bėrė dhe me mungesėn totale tė vėmendjes ndaj tyre.
Sot shtėpia e kulturės e shembur nga njė anė tė jep pėrshtypjen se ėshtė bombarduar para njėqind vjetėsh dhe ėshtė nė atė gjendje. Nė ballė tė saj jeton e pavėnė re njė parrullė pėr ish Komitetin Qėndror e Ramiz Alinė. Nė ballė tė godinave tė tjera tė rrėnuara ende lexon parrullė pėr marksizėm leninizmin, pėr Enverin e PPSh-nė. Janė aq tė parėndėsishme e tė pavėna re kėto gjėra nga banorėt, sa duket se ti je ai qė po i  zbulon i pari dhe po ua thua. Mendova nė fillim se jeta nė Shishtavec ėshtė peng i kėtyre parrullave. Jo, mė tha Adem Sokoli. Jo se s’ka anadollakė e komunistė qė u ka ngelė ora nė 1941. Por jeta nė Shishtavec ėshtė peng i mashtrimeve qė na ka bėrė qeveria kėto gati dhjetė vitet e fundit. Jeta ėshtė peng sepse na ka izoluar qeveria. 28 km e kemi larg Kukėsin e duhėn 2 orė e gjysmė tė shkojmė nė Kukės. Dhe vetėm me makina fouristrada. Veturat nuk vijnė nė Shishtavec se rruga nuk i lejon. Aq tė rrėnuar, tė lodhur e tė pėrbuzur jemi sa kurrkujt nuk i shkon mendja tė ngrejė sytė e tė shohė parrullat e komunizmit… Nuk kemi asnjė mundėsi. Nuk na ka krijuar askush asnjė mundėsi qe 8 vjet. Vetėm mashtrime na kanė bėrė. Vetėm pėr vota vijnė kėtu dhe askush mė nuk duket kėtu… Vetėm njė deputet ka qenė ai qė vinte shpesh dhe problemet tona i merrte seriozisht dhe na i zgjidhte. Ai ėshtė Shefqet Hoxha. Ai vinte kėtu me zyrtarė, me drejtora dhe nuk guxonte kush tė na mashtronte atėhere. Atėhere rruga e Shishtavecit bėhej edhe pėr gjysmė ore dhe qarkullonin lirisht veturat. Sepse deputeti e sillte sa herė e kėrkonim ne drejtoin e rrugėve pėr tė dhėnė llogari para popullit. Sillte drejtoin e shėndetėsisė, tė arsimit dhe kė donim ne. Sot jo. Sot s’po i bie ndėrmend askujt pėr ne. Jemi krejt tė braktisur e tė lėnė pasdore, flet shumė i vrarė e zhgėnjyer Adem Sokoli.
Dilejman Nela kryetar komune aty, thotė se sivjet janė prodhuar 15 mijė ton patate. Janė shitė me vėshtėrsi tė mėdha deri kėto ditė fundmaji 2005 rreth 9 mijė ton. 6 mijė ton janė ende nėpėr gropa. 600 milionė lekė kanė humbur banorėt e Shishtavecit. Pėr faj tė qeverisė. Patatja ėshtė jeta, puna, shpresa dhe ėndrra e kėtyre njerzve. Patate e thekėr prodhohet kėtu. Vetėm rrugėn ta kishin kėto njerėz, nuk i binė nė qafė askujt sepse janė tė zotėt pėr ta shitė vetė prodhimin.
Sot pataten nuk kanė ku ta ēojnė kėta banorė pėr veēse t’ua japin bagėtive pėr ushqim, shprehet Asllan Noka kryetar i Qarkut Kukės. Patatja e Shishtavecit nuk pati fatin tė furnizonte fabrikėn e patatinave qė ua premtoi qeveria me tė dėrguarit e saj para 4 vitesh. Fabrikė patatinash nuk ndėrtoi kush, vetėm sa mashtroi me kėtė ėndėrr tė bukur kėta banorė shumė punėtorė e shumė vitalė.
3 lekė tė reja, ose 30 lekė tė vjetra kushton sot nė Shishtavec njė kg patate. Ose sa njė ēamēakez fėmijėsh kushton njė kg patate flet shumė nervoz Adem Sokoli ekonomist nė komunėn e Shishtavecit. Tre javė pas Shėngjergjit patatet i kemi nėpėr gropa. Pra disa ditėsh njė kg. patate kushton 5 lekė ose sa njė ēamēakiz djegės, sa njė kokėrr orbit. Sot 3 lekė… 
Na mori nė qafė qeveria. Na mashtroi djalli se do tė ndėrtonin fabrikė patatinash e do tė shpėtonte zona jonė…, gati sa nuk thėrret me ulėrimė njė meso grua qė quhet Ramadanie Bala. 
Nė qytetin e Kukėsit njė thes me 50 kg patate shitet me 3000 lekė tė vjetra. Para dyqanit tim vijnė dhe e shesin pataten tregon Rushit Gashi nga Kukėsi. Ėshtė e dhimbshme kur e sheh se vėrtetė njė thes me 50 kg patate shitet pėr tre mijė lekė tė vjetra. Banorėt e qyteti nuk po blejnė bukė por po blejnė e po pjekin patate. Pėr ta vėrtetuar thėnien e dikurshme tė shokut Enver se patatja ėshtė edhe gjellė edhe bukė…
Nė qytet kushtojnė 50 kg patate 3 mijė lekė tė vjetra, nė Shishtavec poi  hanė loptė e kuajt. Kėshtu u ėshtė vrarė puna kėtyre njerzve. Kėshtu po tallet qeveria me djersėn, mundindhe punėn e kėty njerzve kaq punėtorė.
Nė vitin 1994 qeveria shqiptare e asaj kohe e ka shpallė me vendim zonėn e Shishtavecit  si zonė turistike. Por nuk u investua asgjė kėtu. Kemi potenciale vetė pėr tė bėrė investime turistike, shprehet Osman Kingji kėshilltar nė komunė. Por rrugėn nuk e bėjmė dot vetė.
Vetėm njė familje me 7 krahė pune ka prodhuar 150 kv patate. Dhe e ka nė gropė mė shumė se gjysmėn. Imagjinoje sa humbje ka kjo familje, thotė Flamur Haxhia.
Endesh nėpėr Shishtavec dhe ndjen dhimbje. Sidomos kur e ke njohur Shishtavecin e para vitit 1997. Ku jeta rridhte normailisht dhe njerzit e donin vendin e tyre. Sepse vendi i tyre u siguronte mundėsi tė mira jetese.
100 kg mish konsumonin 7 klubet e Shishtavecit ēdo ditė deri nė vitin 1997. Sepse nė Shishtavec gati 6 muaj njerzit rrinė shumė nėpėr klube dhe pinė alkol sepse izolimi i detyron dhe xhepi ua mbante sepse prodhimi u shitej. Por kur ėshtė stinė pune, klubet ditės janė gati bosh.
Sot, 13 kg mish konsumojnė nė ditė 7 klubet e Shishtavecit. Jo se nuk u hahet mishi banorėve e atyre qė pinė njė gotė nė klube. Por s’ua mban xhepi. Sepse kanė 8 vjet qė nuk fitojnė, qė nuk u shitet patatja, qė u kalbet nėpėr gropa patatja, qė ua japin bagėtive pataten.
Vetėm njė vit kujtojnė me nostalgji ata banorė tė atyre zonave qė janė prodhuesit mė tė mėdhenj tė patates nė Shqipėri. Vetėm vitin 1994. Atė vit, qeveria e asaj kohe, ua pagoi gjithė prodhimin e patates edhe pse e kishin nėpėr gropa pataten sepse qeveria nuk u krijoi mundėsi qė ta shisnin pataten. Qeveria ua pagoi gjithė prodhimin sepse nuk ua ēeli udhėn ta shisnin pataten nė kohėn e dimrit kur ajo duhej shitė dhe tregu e kėrkonte. Qeveria ua pagoi gjithė prodhimin duke ua matė gropat me metėr kub. Sepse ishte qeveri e pėrgjegjshme dhe mendonte pėr ne thotė Zylfi Bala. Qeveritė qė erdhėn pas vetėm na mashtruan mizorisht, vijon ai. Qeveria na e pagoi gjithė prodhimin, duke na i matė gropat cep mė cep dhe ne edhe lekėt e patateve i morėmn dhe patatet sa mundėm i shitėm dhe bagėtitė i ngimė duke u dhėnė patate. Sivjet 46 ditė mbetėm tė izoluar nga bora dhe na mashtruan me biskota. Ne nuk kemi patur kurrė nevojė pėr bukė e miell sepse ne e dimė se ku jetojmė dhe bukėn e harxhet e 6 muajve ne i sigurojmė vetė. Vetėm udhėn nuk e ēelim dot vetė.
Nė kėto kushte e rrethana, kandidati pėr deputet i Partisė Demokratike, Jemin Gjana qė kandidon nė zonėn e Shishtavecit, pa bujė e zhurmė, duke u mbėshtetė nė pėrvojėn positive tė qeverisė demokratike 1992-1996, ai i siguron banborėt e komunave tė Shishtavecit, Zapodit, Borjes, Topjanit, Novosejit, se tre detyra ka pėr nesėr qeveria me kryeministėr Sali Berishėn ndaj kėsaj zone. Tre detyra qė do ti plotėsojė me ēdo kusht. Do t’u sigurojė tregun pėr gjithė prodhimin e patates. Nė mos, shteti do t’ua paguajė gjithė prodhimin. Nesėr, thekson ai, do tė vijė policia, ushtria, spitalet, konviktet dhe do ta blejnė nė vend pataten e zonės sė Shishtavecit. Kjo gjė ėshtė krejt e mundur. Sepse mundet qė tė bėhet tender nė qendėr tė komunės dhe njerzit ta shesin prodhimin. Premtimi i dytė ėshtė se nėpėr tė gjitha pikat e kalimit kufitar me Kosovėn njerzit do tė hyjnė e dalin lirisht me automjete tė vogla dhe do tė plotėsojnė nevojat e tyre mė lehtė e nuk do tė robtohėn tė mbajnė thaės mielli a patatesh nė shpinė si kafshė pune. Premtimi i tretė, plotėsisht i realizueshėm ėshtė mbajtja nė gjendje pune 365 ditė tė vitit e rrugės Kukės – Shishtavec. Ju keni udhėtuar pėr 40 - 60 minuta nėpėr kėtė rrugė me autovetura. Ne kemi dhėnė prova se e mbajmė rrugėn. Dhe nuk po premtojmė asfaltimin e saj se mos na e merrni si premtim pėr ēelje fabrikė patatinash. Por PD-ja ka dhėnė prova me qeverisjen e saj, pėrfundon shkurt Jemin Gjana.
Dhe atje ėshtė nė edukatėn e njerzve, gjė qė s’para gjendet vend tjetėr, askush nuk pi alkol apo han bukė veresie nėpėr klube. Banorėt e asaj zone, kur nuk kanė lekė, nuk ia ngrenė dorėn pėr tė hypur nė makinė asnjė shoferi, por ecin nė kėmbė…
Njė dhimbtė tjetėr e madhe e kėsaj zone ėshtė edhe kufiri. Kosovė, thonė ata e shohim me sy e plasim me zemėr. Ėshtė nė kodėr tė fshatit pika e kalimit kufitar me Kosovėn. Mesaratisht kalojnė nė ditė andej e kėndej 60 njerėz. Nė kufi ka vetėm policė tė Shqipėrisė. Nė anėn e Kosovės nuk ka as policė, as doganė, as kontroll nė kufi. Policėt tanė tė vulosin pasaportėn. Nė Kosovė as nuk tė vulos kush pasaportėn, as nuk tė thotė kush asgjė. Nėse je njeri problematik, nė Kosovė tė kontrollon policia kudo. Ėshtė rruga e makinės qė mund tė lėvizin lirshėm makinat. Por nuk lejon policia jonė tė kalojnė makinat pėr nė Kosovė. Sepse policėt thonė se ėshtė njė marrėveshje qė nuk lejon kalimin me vetura. Njerzit mbajnė nė shpinė thesin e patates qė shkojnė pėr ta shitė nė Dragash ose Krushevc ose Restelicė. Mbajnė nė shpinė thesin e miellit qė e sjellin nga Kosova. Banorėt e zonės sė Shishtavecit qeshin. Dikur kufirin e runte edhe Sėrbia edhe Shqipėria. Sot s’ėshtė mė Sėrbi matanė, thonė banorėt. Por sot kufirin e ruan vetėm Shqipėria. Bėn sikur e ruan sepse han pa porta ėshtė kufiri. Mund tė kalosh nga e si tė duash. Or vetėm me autovetura jo. Edhe kosovarėt e shumtė qė vijnė si vizitorė nė zonėn e Shishtavecit, policia e Shqipėrisė nuk i lejon tė kalojnė me autovetura. Sepse ne jemi shtet…
Njė ditė para se tė udhėtoja nėpėr zonėn e Shishtavecit, qeveria e Shqipėrisė nxori njė vendim tė vetin ku shpallte pikė kalimi kufitar me Kosovėn edhe nė fshatin Borje. Tre pika kalimi ka kjo zonė. Njė nė Zapod, njė nė Orgjost dhe njė nė Shishtavec. Kėto janė pika kalimi kufitar tė ēelura nė marrėveshje me UNMIK-un dhe autoritetet e Kosovės. Pika e kalimit tė Borjes qė e ēeli me vendim tė sajin qeveria shqiptare, nuk ėshtė e miratuar nga UNMIK-u dhe nga autoritetet e Kosovės. Ėshtė vendim i njėanshėm krejt elektoral thonė banorėt. Ku ka qenė qeveria qė nga viti 1999 qė nuk e ēeli pikėn e kalimit nė Borje. Ku ka qenė 4 vjetėshin e fundit qeverisės qė bėjnė 48 muaj. Por u kujtua tani nė fushatėn elektorale dhe vendimi ėshtė tallje e dytė pėr borjanėt. Ėshtė tallje e mashtrim i dytė pėr borjanėt sepse kjo qeveri socialiste, por me kryeministėr Ilir Metėn e jo Fatos Nanon, nė vitin 2000 ka marrė vendim njėherė pėr ēeljen e pikės sė kalimit kufitar me Kosovėn nė fshatin Borje tė Kukėsit, atėhere kur mori vendim pėr ēeljen e pikės sė kjalimit kufitar nė Dobrunė tė Hasit. Dhe ėshtė e njėjta qeveri socialiste por me kryeministėr Nanon, qė merr vendim pas 5 vjetėsh sėrish mbi vendimin e vet pėr ēeljen e pikės sė kalimit kufitar nė Borje. Siē duket kjo qeveri nuk i shėnon as vendimet qė merr, edhe pse i pari ėshtė botuar nė fletorėn zyrtare
 

 

 Goranske Hitovi

1-A si dosof Apa ti

2-Muje Milo Kede mije

3-GoranskeRemix

4-Djulizo Dadina

5-Kurtence

6-Nash-Shishtavec Mix

7-16 Godine

8-Remix Muart -V-Nuhija

9-Remix:Zujce Mila

10-Ludo Mlado

 

Pogledja Gora u Slike


>>

TopSiteGuide-shishtavec www.nash-shishtavec.com
 
 
Vote Nash-Shishtavec
 
Help us to build advanced website
 


  ©Copying and using any of the Info & images without the express consent of the webmaster is strictly forbidden

                                                 ©2003-2006 Nash- shishtavec. All rights reserved